Vazhdon ndërtimi i murit te ura e Ibrit

15 korrik 2018 | 14:46

Punimet në ndërtimin e murit në pjesën veriore të urës së Ibrit në Mitrovicë kanë vazhduar edhe të dielën.

Muri që po vendoset në rrugën “Kolashinska” afër sheshit “Kral Petar” me gjerësi rreth 50 metra do të jetë i gjatë 37.5 metra, ndërsa lartësia e tij do të ndryshojë prej 40 deri në 70 centimetra.

Në mes të dy mureve të betonit do të krijohet hapësirë prej rreth 50 centimetra e cila do të shërbejë për mbjelljen e luleve.

Po ashtu në një perimetër prej 9 metrash nuk do të ketë mur, por do të vendosen shtylla lëvizëse që në rast nevoje të mundësojnë qarkullimin e automjeteve me emergjencë.

Revitalizimi i urës së Ibrit financohet nga BE-ja, ndërsa punimet në sheshin “Kralj Petar” në veri, pjesë e së cilës është edhe muri, financohet nga komuna e Mitrovicës Veriore, ndërsa vlera e tyre kap shumën rreth 3 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Kombeve të Bashkuara  (OKB) ka bërë me dije…