​Nesër mot me reshje bore

10 dhjetor 2018 | 21:11

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK),  ka njoftuar se nesër në do të ketë reshje të borës, kurse temperaturat minimale do të jenë -4 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe i qetë. Vranësirat në orët e hershme të mëngjesit vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHKM.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti nga radhët e PDK-së, Adem Grabovci, ka dëshmuar në…