​Gastronomët do të mblidhen të martën para qeverisë: Me një vaksinë nuk çel vera

20 maj 2021 | 20:52

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës në shenjë revolte për mos hapjen e sezonit veror, ka paralajmëruar organizimin e një tubimi të gastronomëve për ditën e martë, 25 maj, para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook thuhet se mungesa e vaksinave, mos shqyrtimi i masave në fuqi, mos planifikimi për hapje te verës, mos bashkëpunimi i Ministrisë së Shëndetësisë në hartimin e masave për të gjithë është pakënaqësi e madhe, sidomos kur rajoni po hapet.

“Pasi që kërkesat tona po bien në vesh të shurdhër, zgjidhja e vetme është dalja në rrugë për të shprehur pakënaqësinë. Andaj, ju ftojmë të martën, në ora 18:00, me datë 25.05.2021, që të mblidhemi në sheshin “Skënderbeu” (para Qeverisë) duke kërkuar hapjen e verës, verës që na mbanë gjallë të gjithëve. Revoltohemi me distancë dhe maska, duke respektuar rregullat e pandemisë. Me një vaksinë nuk çel vera. Ta kthejmë lumturinë dhe ekonominë në vend”, theksojnë gastronomët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në…