​PDK-ja fton prokurorinë t’i hetojë shkeljet në Ministrinë e Infrastrukturës

07 korrik 2022 | 11:37

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që të hetojë rastet e aferave në Ministrinë e Infrastrukturës.

Deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra në seancë plenare të Kuvendit ka përmendur, siç ka thënë ajo shkeljet që janë gjetur nga Zyra Kombëtare e Auditimit në këtë ministri. Ajo ka theksuar se raporti flet për parregullsi dhe afera korruptive.

“Tre muaj më parë, PDK-ja përmes një konference të jashtëzakonshme për medie kishte prezantuar 42 kontrata për punë shtesë dhe disa kontrata njëburimore në Ministrinë e Infrastrukturës. Ndërkohë, që tre muaj më pas pretendimet tona për paligjshmëri e dyshime për korrupsion u konfirmuan edhe Zyra Kombëtare e Auditimit, e cila ka gjetur një mal me parregullsi në këtë ministri e për më keq raporti i saj është i kualifikuar, për të qenë objekt hetimor nga Prokuroria e Shtetit”, ka thënë ajo.

Më tutje, ajo ka thënë se në këtë raport është thënë se janë gjetur mangësi të mëdha në vlerësimin e kompanive konkurruese për tender, në realizimin e shërbimeve jashtë kontratës, tejkalim të pagesave për kontrata publike dhe vonesa në realizimin e projekteve e dallavere të mëdha në shpronësime.

“Auditori i brendshëm i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit që të anulojë tenderin për mirëmbajtjen e dy autostradave të Kosovës, pasi që aktiviteti i prokurimit është thënë se është i manipuluar, është i kurdisur dhe madje është i koordinuar me operatorin ekonomik që është konstruksion korruptiv me pasoja të mëdha të humbjeve financiare për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Aktiviteti i prokurimit nuk është anuluar ende. Ndërkohë që kemi parë së fundmi që mediet kanë nxjerrë përgjime të cilat shfaqin dyshime për një aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës. Kjo ndërlidhet me rrugën Dollc-Gjakovë dhe zyrtari i kompanisë… dëgjohej duke kërkuar ryshfet në lidhje me kryerjen e disa punimeve shtesë”, ka shtuar ajo.

Megjithatë, ajo ka thënë se Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se realizimi i këtij projekti është vonuar tejmase.

Deliu-Kodra i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të hetojë këto raste në Ministrinë e Infrastrukturës.

“Partia Demokratike e Kosovës fton Prokurorinë e Shtetit që të veprojë pa humbur kohë t’i hetojë këto afera dhe këtë ministri. Dhe të zbardh natyrisht të vërtetat që zyrtarët e kësaj qeverie i kanë mohuar, madje të njëjtit nuk i kanë pranuar. Një raport i kualifikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit është bazë kryesore, është bazë e mjaftueshme, e vetme që më në fund Prokuroria të veprojë e kryeministri të merr masa dhe të shkarkojë ministrin Aliu dhe zëvendësministrin Durmishi”, ka përfunduar Deliu-Kodra.

Blerta Deliu – Kodra: Në seancën e Kuvendit të Kosovës në rend dite është  Komisioni Hetimor me rastin e krizës energjetike në vend - Radio Kosova e  Lirë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi të martën e ka bërë lëvizjen e parë zyrtare…