Juve bën lëvizjen e parë për transferimin e Koulibalyt

07 korrik 2022 | 11:35

Juventusi të martën e ka bërë lëvizjen e parë zyrtare në përpjekje për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Federico Cherubini u takua në Milano me Fali Ramadanin, agjentin e Koulibalyt. Sipas “Gazzetta dello Sport”, zyrtarët e Juventusit i treguan Ramadanit ofertën e tyre për mbrojtësin senegalez. 6 milionë euro plus bonuse në xhepat e Koulibalyt dhe 30 milionë euro plus bonuse për arkat e Napolit.

De Laurentis në fakt kërkonte të paktën 40 milionë euro për të lënë të lirë gjigantin e mbrojtjes, por theksohet se dhe për atë shifër do të pranonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonit Muhaxheri është dënuar me 17 vjet burgim për vrasjen…