1.3 milionë qytetarë vaksinohen kundër Covid-19 në Kosovë
Që nga 29 marsi kur edhe filloi vaksinimi për herë të parë në Kosova, janë vaksinuar 1.3 milionë qytetarë kundër Covid-19.
Vetëm me dozë e parë janë vaksionuar 272 mijë e 932 qytetarë, kurse me dozën e dytë e kanë marrë plotë 513 mijë e 543 qytetarë.
Kështu ka bërë të ditur, ministri i Shëndetsisë, Arben Vitia, i cili përmes një postimi në Facebook, zgjodhi t’i falenderojë mjekë e infermierë, staf mbështetës dhe shërbyes të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Sapo Ndodhi:
“1.3 milionë doza të vaksinës anti-covid.
Vaksinimi masiv nisi me 15 qershor kur dhe gjithçka ishte gati me kontratat e Republikës së Kosovës me Pfizer dhe donacioneve nga COVAX, SHBA dhe EU.
Nga 15 Qershori deri më sot Republika e Kosovës ka administruar 1.2 milionë doza. Ndërsa nga fillimi deri më sot 1.3 milionë doza.
Ju falemnderit qytetarë të dashur, mjekë e infermierë, staf mbështetës dhe shërbyes të qytetarëve tanë.
Le të vijojmë deri në plotësimim dhe mbulimin që besojmë se do ta kapërcejë objektivin fillestar.
Ne i besuam njëri – tjetrit, dhe me mund e përpjekje po ia dalim.
Bashkë, si çdo herë ?



