10 lojtarë do të largohen nga PSG-ja

12 korrik 2022 | 13:42

Një nga premisat kryesore të drejtorit të ri Luis Campos me ardhjen te PSG-ja është të largojë disa futbollistë. Për ta bërë këtë, ai ka përjashtuar dhjetë lojtarë për fazën verore që skuadra parisienë do të zhvillojë në Japoni nga data 16 deri më 25 korrik.

Një dëshmi e qartë se duhet të gjejnë një rrugëdalje nga klubi sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas “L’Équipe”, lista përbëhet nga: Mauro Icardi, Layvin Kurzawa, Julian Draxler, Ander Herrera, Georginio Wijnaldum, Eric Junior Dina-Ebimbe, Abdou Diallo, Sergio Rico, Rafinha dhe Idrissa Gueye.

Dhjetë lojtarët që PSG-ja ka përjashtuar janë aktualisht në listën e transferimeve dhe qëllimi i Luis Campos është që para fillimit të Ligue 1, të planifikuar për 6 gusht, e ardhmen e tyre të jetë zgjidhur.

Ky vendim, i miratuar edhe nga presidenti Nasser Al-Khelaïfi, i ka dhënë kompetenca të plota menaxherit portugez. Gjatë fazës përgatitore në Japoni do të shihen edhe se si yjet e ekipit do të sillen mes tyre, me Mbappe që duket i plotfuqishëm, teksa do të shihet marrëdhënia e re me Messin dhe Neymarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hisnije Kuka shpall te pavlefshme dëftesën e shkollës së mesme…