10 lojtarët më të paguar në NBA

05 shtator 2019 | 11:20

Në prag të fillimit të sezonit të ri 2019-2020 në NBA, revista “Basketball Insiders” ka publikuar renditjen e lojtarëve më të paguar në NBA.

Stephen Curry është në krye të listës, madje ai është basketbollisti i vetëm që kalon shifrën e 40 milionë dollarë për sezon. Në podium janë edhe Chris Paul i Oklahomës (i dyti) e Russell Westbrook i Houston (i treti). Ata pasohen nga Kevin Duranti dhe James Hardeni. Vetëm i shtati LeBron James, ikona e NBA-së, që ka zbritur nga froni. Akoma edhe më larg kreut është MVP i finaleve të “play-off”-it, Kawhi Leonard, në vendin e 13-të me 32.7 milionë dollarë.

NBA: Top 10 basketbollistët më të paguar (2019-2020)

  1. Stephen Curry (Golden State Warriors) 40,231,758 milionerë dollarë
  2. Chris Paul (Oklahoma Thunder) 38,506,482 milionerë dollarë
  3. Russell Westbrook (Houston Rockets) 38,506,482 milionerë dollarë
  4. Kevin Durant (Brooklyn Nets) 38,199,000 milionerë dollarë
  5. James Harden (Houston Rockets) 38,199,000 milionerë dollarë
  6. John Wall (Washington Wizards) 38,199,000 milionerë dollarë
  7. LeBron James (Lakers) 37,436,858 milionerë dollarë
  8. Kyle Lowry (Toronto Raptors) 34,996,296 milionerë dollarë
  9. Blake Griffin (Detroit Pistons) 34,449,964 milionerë dollarë
  10. Paul George (Clippers) 33,005,556 milionerë dollarë

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se rrugëtimi i…