Haradinaj: Rrugëtimi jonë nuk ka qenë i lehtë

05 shtator 2019 | 11:03

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se rrugëtimi i tyre nuk ka qenë i lehtë.

Ai ka thënë se është nder dhe krenari që ja kemi dal bashkë deri këtu.

“Kosova, është përballur me agjenda nga të lloj llojshmet dhe rreziqe të shumë natyrave, por ka pasur edhe vullnetin e pashoq të qytetarëve të saj që atdheun e tyre ta çojnë një hap tutje drejt të ardhmes që na takon”.

“Prej ‘Trepçës’ e deri tek taksa, prej kufirit e deri tek ushtria, prej mirëqënies së mësuesit e deri tek frymëzimi i mjekut, prej Prishtinës me ligj e deri tek Prizreni e Gjakova me zona ekonomike e parqe inovative, prej tejkalimit të problemeve energjetike e deri tek kthimi i tokave të komunave, janë dhe shumë punë tjera të kryera e që neve na shtyejnë që më tutje të vazhdojmë t’i kryejmë obligimet tona me dinjitet”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja shqiptare mbylli pasditen e së mërkurës seancat stërvitore të…