10-shja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, do të jetë sërish në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor. Shqipe Selimi garon me të njëjtin numër si në zgjedhjet e kaluara, numrin 10. Ky numër ka simbolikë të veçantë, pasi “10-shi i UÇK-së” është quajtur bashkëshorti i saj, ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili po mbahet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë. Kandidatura dhe renditja e saj janë bërë të ditura përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Njoftimi i plotë i Shqipe Selimit:
“Lëvizja sërish ma besoi numrin 10 në listën për kandidatët për deputetë. E kam pritur që në këto zgjedhje ky numër t’i takonte Rexhës, por pritja dhe vonesa nuk na lodhin; përkundrazi, na bëjnë edhe më të motivuar për të ardhmen që duam. Faleminderit, Lëvizja VETËVENDOSJE!”



