11 ditët e ferrit për Cityn

21 mars 2022 | 20:54

Manchester City është fuqishëm në garë për Premier Ligë, kupën FA dhe për Ligën e Kampionëve.

Por, këto 11 ditët që po vijnë mund të jenë vendimtare për kahjen që do të marrë kampanja e liderit anglez.

Brenda 11 ditësh, City do t’i luajë katër ndeshje, tejet të zorshme në letër.

Ata fillimisht do të përballen me Atletico Madridin më 5 prill në Ligën e Kampionëve, pastaj me Liverpoolin pesë ditë më vonë në Premier Ligë.

Më 13 prill e zhvillojnë ndeshjen kthyese me Atleticon, ndërkaq më 16 prill ndeshen sërish me Liverpoolin në kuadër të gjysmëfinales së kupës angleze.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Robert Lewandowski është vënë në qendër të vëmendjes. Këtë herë…