11 mijë bileta të shitura për ndeshjen Kosovë – Bullgari

11 mars 2019 | 20:19

Kosova do të luajë kundër Bullgarisë me datë 25 mars, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, që e ka kapacitetin 13500 tifozë. Sipas asaj që konfirmon zyrtarja e FFK-së, Diturie Hoxha, është konfirmuar shitja e 11 mijë biletave për këtë ndeshje.

“Sipas Kompanisë që është duke e bërë shitjen e biletave, janë shitur tashmë pothuajse të gjitha. Neve na është konfirmuar nga Kompania që po bën shitjen e biletave online ‘tiks.app’ se kanë mbetur vetëm rreth dy mijë bileta”, u shpreh zyrtarja e FFK-së, Diturie Hoxha.

Sfida kundër Bullgarisë është shumë e rëndësishme për përfaqësuesen e Kosovës, pasi synon ta nisë në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin për në “Euro 2020”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jam Kaltrina Dakaj – Haxhijaj, jam 27 vjeçare, nënë e…