11 xhiro, 11 fitore për Bashkimin

12 janar 2023 | 23:07

Në mesjavë është zhvilluar xhiro e 11-të e Superligës së Femrave, ku fituan skuadrat vendase.

Derbi mes Bashkimit dhe Penzës, i takoi liderit me rezultat të thellë 101:58 (30:15, 25:14, 27:20, 19:9).

Skuadra nga Prizreni e nisi ndeshjen për mrekulli dhe krijoi epërsi të lartë qysh në çerekun e parë, që e fitoi me epërsi të dyfishtë, 30:15. Prizrenaset vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku shkuan në pushim me rezultat të thellë 55:29.

Vashat prizrenase nuk u ndalën dhe në periodën e tretë e shtuan më shumë epërsinë, ndërkohë që pejanet assesi të këndellen dhe rezultati pas 30 minutash ishte 82:49. Dhjetë minutat e fundit ishin formal me fituesin që tashmë dihej dhe Bashkimi triumfoi 101:58.

Te Bashkimi u dalluan Khadija Brown Haywood me 42 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asistime dhe kapitenia Aulona Muhadri 18 pikë e 11 asistime, ndërsa tek Penza më së shumti kontribuoi Saranda Daci me 15 pikë e tetë kërcime njëherë. Derisa Bashkimi ka 11 fitore, Penza numëron gjashtë fitore e pesë humbje.

Fitore shënoi edhe Prishtina ndaj Vëllaznimit me rezultat 76:46 (20:14, 19:9, 21:10, 16:13) duke ia shkaktuar vajzave nga Gjakova humbjen e 11-të me radhë. Tek Prishtina u dalluan, Sarah Mgbeike me 15 pikë, 11 kërcime dhe pesë asistime dhe Besjana Martinaj me dhjetë pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime. Prishtinaset kanë nëntë fitore e dy humbje.

Në anën tjetër Trepça ka arritur fitore bindëse ndaj United Basketball me shifrat 81:42 (24:11, 18:10, 18:9, 21:12). Tek Trepça u dallua Marshanique Hall me 17 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime. Mitrovicaset kanë tri fitore e tetë humbje, ndërsa gjilanaset katër fitore e shtatë humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trafiku Urban në Prishtinë ka njoftuar se të premten do…