131 çifte i dhanë fund martesës në dhjetor të vitit të kaluar

18 shkurt 2024 | 13:44

Në muajin dhjetor të viti që lamë pas, 131 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Kështu është bërë me dije nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Por nuk pati vetëm shkurorëzime. Në dhjetor të vitit 2023 janë kurorëzuar 1 mijë e 618 çifte.

“Në muajin dhjetor 2023 janë regjistruar gjithsej 1 618 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 131 raste”, ka njoftuar ASK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka thënë në…