Mustafa: LDK-ja e tronditur me aksidentin në Maqedoninë Veriore

13 shkurt 2019 | 22:46

Kryetari i Lidhjes Demrokatike të Kosovës (LDK),  Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë që ka ndodhur sot në Maqedoninë Veriore ku humbën jetën 13 persona në aksident trafiku.

Me rastin e aksidentit tragjik që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi: “I tronditur, me dhimbje të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik që ka ndodhur në rrugën Shkup-Tetovë, në të cilën humbën jetën dhe u lënduan shumë persona. Të gjithë qytetarëve dhe familjarëve ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe të LDK-së për humbjen e më të dashurve të tyre, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejt”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas raportimit për arrestimin e ish-drejtorit të “Unitetit”, është sqaruar…