14 ditë nga zhdukja e Bedri Rexhepi, pronar i një biznesi “rent a car”

22 prill 2021 | 21:43

Nga data 8 prill rreth orës 16:00 ai u largua nga shtëpia dhe nga ajo ditë nuk është i qasshëm më në telefon.

Një ditë pas zhdukjes, vetura e 38-vjeçarit është gjetur e braktisur në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, por jo edhe ai.

Veura e Bedri Rexhepit, e gjetur në Janjevë

Ndërkaq që prej natës së zhdukjes, telefoni i tij po qëndron i mbyllur.

Dyshimet e Prokurorisë janë se ai është rrëmbyer. I dyshuar për rrëmbimin e tij është Jeton Vllasaliu.

 

Bedri Rexhepi, i zhdukur qe 14 ditë

Në ditën që Rexhepi pretendohet të jetë rrëmbyer, me vete kishte pasur një shumë të konsiderueshme të parave.

E një person që dyshohet se ka gisht në këtë rast tashmë është arrestuar.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha se personit me inicialet J.V me kërkesë të Departamentit të Krimeve të Rënda iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaj, të cilën kërkesë e ka aprovuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ndërkohë, familja Rexhepi nga këto organe të drejtësisë po pret zbardhjen e rastit derisa kërkon edhe ndihmë nga qytetarët që mund të dinë ndonjë gjë për fatin e familjarit të tyre.

E policia bashkë me prokurorinë janë duke punuar intensivisht me këtë rast, sipas zyrtarëve për informim të këtyre dy institucioneve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia njoftoi të enjten se do të tërheqë trupat pranë…