154 të vdekur dhe mbi 8 mijë raste të reja me Covid-19 në Afrikë

26 shtator 2020 | 10:55

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.452.768 numri i rasteve me coronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 8,149 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.452.768 numrin e rasteve ndërsa me 154 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 34,912.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 16,312, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5,853 dhe në Algjeri 1,998 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 668.529 raste, Egjipti me 112,522 dhe Maroku me 102,625 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.199.597. /AA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia e Albin Kurtit dhe ajo e Isa Mustafës nuk…