159 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë i vdekur në Kosovë

22 tetor 2020 | 14:48

Asnjë rast i vdekjes nga Covid -19 nuk është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton “Epoka e re”.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë me dije se gjatë kësaj kohe janë konfirmuar 159 raste të reja të infektimit me koronavirus.

“Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19”, ka shkruar Zemaj në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka…