17 pacientë me koronavirus, në gjendje të rëndë në Pejë

14 gusht 2020 | 08:57

Shtatë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 39 pacientë janë në oksigjenoterapi, 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga personeli i spitalit: 5 mjekë, 17 infermierë dhe 3 punëtorë nga personeli jomjekësor janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 194 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta, 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 2 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të dyja normale dhe kanë lindur 2 vajza.

176 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2 001 analiza, ndërsa është kryer 1 operacion. Në Kabinetin e Radiologjisë për 24 orë janë kryer 132 shërbime radiologjike dhe prej tyre 84 ekzaminime të rëntgenit, 33 EHO dhe 15 CT.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora…