Çitaku i shkruan Grenellit: Faleminderit!

14 gusht 2020 | 08:54

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka përshëndetur dhe falënderuar zyrtarët amerikanë për caktimin e një date të re për takimin në mes të Kosovës e Serbisë në Uashington.

Emisari special i Donald Trumpit, Richard Grenell, njoftoi përmes “Twitter”-it, se takimi i shtyrë një herë, pritet të mbahet me dy shtator.

Kurse Çitaku, po në “Twitter” ka falënderuar Grenellin dhe asistentin e presidentit amerikan për Çështje të Sigurisë Kombëtare, Robert C. O’Brien, për mbështetjen që po i japin dialogut. “Richard Grenell dhe Robert C. O’Brien vetëm sa lajmëruan ftesat për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi. Faleminderit që po vërtetoni se vendet e lira dhe demokratike gjithmonë mund të llogarisin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dyja skuadrat pritet që gjithë forcën ta mbështesin te…