17 shkurti ditëlindja e mohuar e qeveritarëve të sotëm

16 shkurt 2022 | 20:37

Shkruan: Astrit Gashi

Në qytetin e Per Brahes, Gränna perlen e liqenit më të bukur të Europës Vättern sot ngrita dhe po festoj ditën e pavarësisë. Për këtë ditë sakrfikuan djem e vasha, studentë e puntorë të udhehequr nga djemtë më të mirë të kombit të rreshtuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila me luftën e saj të drejtë, e realizoi ëndrrën e saj shekullore të çlirimit nga Serbia qe u konkretizua me shpalljen e pavarësisë së Kosovës 17 shkurt 2008, i cili ishte kompromisi më i madh i klasës poltike të kohës!
Ndërsa atdhemohuesit, pushtetarët e sotëm erdhen në pushtet me kauza për bashkim kombëtar, të cilët thonin se “Të vjedhësh shtetin, ta rrjepësh popullin, të pasurohesh nga paratë e popullit është emri tjetër i tradhëtisë”.
Këta njerëz për pushtet shesin krejt çka kanë, edhe shtetin..
Çka nuk kanë bërë për vetëm një vit presidentja dhe kryeministri, të cilët shumë hërë shprehnin keqardhje për mosdënimin e “krimeve” të UÇK-së, krime këto që i imagjinonin vetëm ata dhe BIA serbe e prezentuar nga ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla Del Ponte dhe deputeti i çmendur Dick Marty, ndërkohë që harruan për ta paditur Serbinë për gjenocid.
Sepse armiku i vërtetë i atdhemohusëve po del të jenë ata djem dhe vajza që në emblemen e famëmadhës UÇK sollën lirinë e ketij populli..
Secili që nuk i injoron atdhemohuesit shkel në gjakun e dëshmorëve të kombit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ary Naïm, menaxher rajonal për Evropën Qendrore dhe Juglindore i…