170 ligjvënës amerikanë letër Biden-it: Të adresohet shkelja e të drejtave të njeriut në Turqi

01 mars 2021 | 23:58

Njëqind e shtatëdhjetë anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA firmosën një letër dypalëshe dërguar Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, me anë të së cilës kërkojnë që administrata e Presidentit Joe Biden të adresojë çështje “shqetësuese” të të drejtave të njeriut ndërsa formulon politikën për marrëdhëniet me Turqinë.

Letra, e datës 26 shkurt dhe e bërë publike të hënën, vë në dukje se aleati i NATO-s, Turqia ka qenë prej kohësh një partner i rëndësishëm i SHBA por në të shtohet se se administrata e Presidentit Tayyip Erdogan i ka tensionuar marrëdhëniet.

“Çështjet strategjike me të drejtë kanë marrë vëmendje të konsiderueshme në marrëdhëniet tona dypalëshe, por shkelja e rëndë e të drejtave të njeriut dhe prapambetja demokratike që po ndodh në Turqi janë gjithashtu shqetësuese”, shkruhet në letrën e nënshkruar nga Greg Meeks, kryetari demokrat i Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Mike McCaul, anëtar i rangut republikan të panelit.

Presidenti turk është shprehur më 20 shkurt se interesat e përbashkëta të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara i tejkalojnë mosmarrëveshjet e tyre dhe seTurqia dëshiron bashkëpunim të përmirësuar me Uashingtonin.

Por marrëdhëniet janë zbehur për një mori çështjesh, duke përfshirë blerjen nga Turqia të një sistemi rus të mbrojtjes raketore dhe mbështetjen e SHBA-ve për milicinë kurde YPG në Siri, raporton agjencia e lajmeve Reuters, përcjell abcnews.al

Nga ana tjetër edhe Uashingtoni ka shprehur shqetësim të përsëritur për të drejtat dhe liritë.

Në letrën e ligjvënësve thuhet se Erdogan dhe partia e tij kanë dobësuar gjyqësorin e Turqisë, kanë instaluar aleatë politikë në pozicionet kryesore ushtarake dhe të inteligjencës dhe kanë burgosur padrejtësisht kundërshtarët politikë, gazetarët dhe anëtarët e grupeve të pakicave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndaj V.L, Prokuroria e Pejës ka bërë gati kërkesën për…