Pejani vjedh veturën në komunë, flasin të gjithë protagonistët

01 mars 2021 | 23:55

Ndaj V.L, Prokuroria e Pejës ka bërë gati kërkesën për paraburgim

Vetura zyrtare ishte e parkuar para objektit të komunës së Pejës, e dyert i kishte të mbyllura.

Shoferi i saj çelësat i la në kabinën e rojës.

E pas tij personi me inicialet V.L, duke e vezhguar terrenin, hyri brenda saj dhe mori çelësat e veturës e më pas u largua bashkë me veturën zyrtare.

V.L, ditë më parë u bë i njohur, pasi merrte veturat e atyre qe, sipas tij, i linin çelësat në veturë.

Por, se në këtë rast nuk ndodhi kështu, e thonë nga Komuna e Pejës.

Asllani thotë se vetura nuk ishte e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, por e administratës së komunës.

Ndërsa sipas tij, personi në fjalë arriti ta nxjerrë veturën, pasi dera e Komunës qëndron hapur gjatë natës, shkaku i lëvizjeve të banorëve që jetojnë këtu.

Ndërkohë, kjo veturë, sipas Polcisë nga Rajoni i Pejës, u gjet shumë kilometra larg objektit të Komunës.

Ndërkohë, nga Prokuroria Themelore e Pejës, thonë se për V.L, do të bëhet kërkesa për paraburgim.

Ndërkohë, ky nuk është hera e parë që ky person, përfshihet në raste të ngjashme

Ditë më pari, ai kishte vjedhur edhe një veturë që barte kufoma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasaporta e gjelbër COVID-19 do të jetë një propozim legjislativ,…