185 mijë euro i kushtojnë shtetit pagat e deputetëve

26 nëntor 2021 | 14:57

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas seancës së Kuvendit të Kosovë, e cila është mbajtur të premten, ku munguan shumica e deputetëve.

KDI-ja ka bërë me dije se pagat e  120 deputetëve për një muaj kushtojnë 185 mijë euro. “Vetëm pagat bazë të 120 deputetëve të Kuvendi i Kosovës për një muaj kushtojnë 185 000 euro. Mëditjet për pjesëmarrje në seanca për 120 deputetë për një muaj kushtojnë 30 000 euro. Pse po mungojnë më shumë se gjysma e deputetëve në seanca? Kuvend që funksionon! Deputetë që nuk mungojnë”, është thënë në reagimin e KDI-së.

Deputetët edhe më herët janë kritikuar se nuk po marrin pjesë në seanca. Kuvendi ka filluar me seanca vetëm para 2 javësh, pasi deputetët ishin përkushtuar më shumë në zgjedhjet lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Largimi i Cristiano Ronaldos nga Juventusi në fund të merkatos…