2 Korriku për herë të gjashtë radhazi shpallet kampion në Ligën U17

25 maj 2023 | 13:38

Skuadra e 2 Korrikut vazhdon të dominojë në grupmoshën nën 17-vjeç në futbollin tonë. Sot, skuadra kryeqytetase u shpall kampione në Ligën U17, duke marrë titullin e saj të gjashtë radhazi në këtë kompeticion. Ceremonia zyrtare e shpalljes së kampionëve u mbajt pas fitores që 2 Korriku e arriti kundër Trepçës, me rezultatin 3-1.

Medaljet dhe trofeu i kampionëve u ndanë nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Ismajl Ajeti, dhe kryetari i Komisionit të Garave për Ligën U17, Ardian Llumnica.

Ky sukses i përsëritur tregon angazhimin dhe përkushtimin e trajnerëve dhe stafit të 2 Korriku, si dhe talentin dhe aftësitë e futbollistëve të rinj kryeqytetas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të Forcës së…