Meta: BE-ja le të na vendosë kushte për negociatat

16 shtator 2019 | 12:16

Pas përfundimit të ceremonisë së festimeve të 77-vjetorit të Konferencës së Pezës, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka cekur në veçanti temën e çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE).

Sipas tij, aktorët politikë duhet t’i kërkojnë BE-së të hapen negociatat pavarësisht problematikave.

“Antagonizmi politik e ka vonuar shumë procesin e integrimit, çdo akt i imi ka qenë në funksion të realizimit të këtij qëllimi”, ka thënë ai.

Më pas, Meta është shprehur: “Nëse do të ketë kushte do të ketë për çdo institucion dhe aktor, që secili të mbajë përgjegjësi”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Prof. ass. dr. Sabri Kiçmari ANALIZË (1) Abstrakti Konteksti politik…