Kurti: Hamza na ka kushtëzuar me ultimatum dhe refuzon të takohet me mua, pa takim s’ka marrëveshje

06 tetor 2026 | 15:35

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nuk dëshiron bashkëpunim dhe takim me të.

Kurti ka thënë se në takimin e mbrëmshëm e kishin lënë të hapur mundësinë që të takoheshin sërish sot.

“Nga takimi i mbrëmshëm, e lamë mundësinë hapur që të takohemi edhe sot, por meqë kryetari i PDK-së, Hamza, s’po do të takohet më me mua, unë po i drejtohem në këtë konferencë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se pa takim nuk mund të ketë marrëveshje.

“Tash Bedri Hamza na ka kushtëzuar në mënyrë ultimative dhe refuzon të takohemi”, ka deklaruar ai.

Një takim i djeshëm në Kuvend mes Kurtit dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ka përfunduar sërish pa sukses.

Jashtë Qeverisë po qëndrojnë edhe sot protestues, të cilët kërkojnë që të votohet përfundimisht projektligji që parasheh ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, pasi ai është miratuar dje paradite në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Mbrëmë protesta ka eskaluar pas ndërhyrjes së policisë për t’i mundësuar kryeministrit që të largohej nga Kuvendi, pas paralajmërimeve të protestuesve se nuk do t’i linin zyrtarët të dilnin nga aty pa miratimin përfundimtar të projektligjit.

PDK-ja kërkon që projektligji të procedohet sa më shpejt për votim përfundimtar në Kuvend.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media…