Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

06 tetor 2026 | 15:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur lidhur me çështjen e presidentit dhe Ligjin për Gjykatën Speciale, përkatësisht aktgjykimin e Hagës ndaj liderëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se këto dy tema i tejkalojnë partitë politike.

“Këto janë dy tema që i tejkalojnë partitë. Për katër të dënuarit, ne besojmë se duhet të ketë korrigjim në Apel, ndërsa, në anën tjetër, kemi nevojë për një strategji shtetërore e kombëtare. Moszgjedhja e Presidentit na çon drejtpërdrejt në zgjedhje. Por jo vetëm që na çon në zgjedhje, ajo na kufizon edhe mundësinë që të merremi me strategjinë shtetërore dhe me çështjen e Apelit”.

“Nuk do të mund të merremi me çështjen e Apelit vitin e ardhshëm; duhet të merremi me të këtë muaj. Pa President, sot Kosova rrezikon të mbetet për muaj të tërë në zgjedhje dhe pa institucione funksionale. Prandaj, çështja e zgjedhjes së Presidentit është emergjente”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se dhuna e…