Evropa do të përballet me stuhi të fuqishme, shi, erë dhe reshje dëbore

15 dhjetor 2019 | 11:39

Evropa do të përballet brenda disa ditësh me stuhi te fuqishme dëborë, parashikon BBC.

Sipas gjigandit mediatik, kontinenti i vjetër do të bëhet pre e një “cikloni intensiv”, që do të përplasë mbi të reshje të furishme shiu dhe dëborë.

Më të goditurat pritet të jenë rajonet rreth Alpeve, ku brenda 6 orësh mund të bjerë deri në 30 cm borë.

Erëra të forta dhe shira të dendur parashikohen sidomos në Spanjë, në veriun e Francës dhe në Gjermani, por acarin do ta ndiejnë fort edhe Irlanda, Britania e Madhe e Skandinavia.

Përkeqësimi i motit nuk do të kursejë Evropën Qendrore, por ai do të zbresë edhe më poshtë, siç njofton BBC që thotë se kushtet e rënduara atmosferike mund të sjellin paralajmërime për përmbytje në Greqi.

Por ndërsa Evropa përgatitet për një darë të acartë, Australia mund të përfshihet nga një valë e madhe të nxehti. Duka filluar nga dita e mërkurë, temperaturat llogaritet të kapërcejnë 40 gradët celsius.

Rekordi më i madh i nxehtësisë në vend është shënuar në 2 janar 1940 në jug të Australisë, ku termometri shënoi 50.7 gradë celsius.

Në perëndim të Australisë, temperaturat gjatë fundjavës kanë arritur në 41 gradë celsius.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kastriot Jonuzi është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. "Ka qenë…