Molliqaj: Albin Kurti është tradhtar
01 shkurt 2020
| 00:30
Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së sonte në ‘A Show’ e ka quajtur tradhtar kreun e VV-së, Albin Kurtin.
Molliqaj thotë se për interesat e tij, Kurti tradhtoi interesat e vendit dhe se një gjë të tillë nuk e ka bërë PSD-ja.
“Kurti është tradhtar i qëndrimeve politike dhe asaj që ka bërë VV në tërësinë e saj. Të gjitha këto një nga një i tradhtoi. Kurse ne nuk i tradhtuam. Kurti tradhtoi politikisht edhe interesin e Kosovës dhe qëndroi besnik interesit të vetë dhe partisë”, ka thënë Molliqaj.



