Brenda laboratorit misterioz biologjik në Vuhan

11 prill 2020 | 09:29

Instituti i Virologjisë në Vuhan, për të cilin ëshët dashur kohë 15 vjet që të ndërtohej, ruan më shumë se 1500 tipa virusesh. Por, disa imazhe të reja misterioze tregojnë se si shkencëtarët atje vishen me rroba astronautësh edhe pse teoritë e konspiracionit thonë se aty mund të ketë lindur pandemia, tashmë duket se janë refuzuar.

Instituti është i specializuar në kërkimet me patogjenët më të rrezikshëm. Aty studiohen viruse të mbartura nga lakuriqët e natës, që ka qenë një nga idetë në qendër të konspiracionit të sëmundjes në Kinë.

Deri tani besohet gjerësisht se virusi ka kaluar nga kafshët e egra te njeriu, si ato që shitshin në tregun e mishit në Vuhan, ndërsa teoricienët konspirativë thonë se virusi ka shpëtuar nga laboratori.

Fotot e viteve 2015 e 2017 tregojnë brendësinë e laboratorit, të cilit  iu deshën 15 vjet që të kompletohej, pas epidemive të SARS në vitet 2002 e 2003.

Eksperti amerikan i biosigurisë Richard Ebright, i Waksman Institute në New Jersey, thotë se, megjithëse virusi mund të mos jetë krijuar në laborator, ai mund të ketë shpëtuar prej andej teksa analizohej. “Mbledhja, kultivimi dhe izolimi i viruseve është një rrezik serioz për infektimin e punonjësve të laboratorit dhe më pas publikun”, thotë ai, por më tej shton se teoritë e konspiracionit nuk e vrasin mendjen shumë për të vërtetën, por kanë si qëllim vetëm krijimin e dyshimeve dhe ankthit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria britanike nuk e shleu kurrë kredinë 1.2 milion paund…