Koronavirusi për 24 orë shpërndahet në gjithë Rusinë

12 prill 2020 | 10:53

Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara Rusia i ka regjistruar 2 186 raste të reja të infektimit me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë që është shënuar në këtë shtet për periudhën njëditore që nga fillimi i përhapjes së COVID-it.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin e ri shkoi në 15 770 persona. Në Rusi u shënuan edhe 24 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga koronavirusi shkoi në 130, shkruan “The Moscow Times”.

Pavarësisht prej rasteve të reja, Rusia mbetet me numër të vogël të viktimave dhe të të prekurve nga koronavirusi në krahasim me vendet e tjera që kanë numër të ngjashëm të popullsisë.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, njoftoi për masa të reja të kufizimit të lëvizjes nga data 13 deri më 19 prill në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka nënshkruar legjislacionin që jep dënim të ashpër – deri në pesë vjet burgim – për ata që shpallen fajtorë për përhapje të lajmeve të rreme rreth koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, të gjithë…