Antiamerikanizmin që e nxiti Kurti, s’e ka bërë asnjë shqiptar

09 maj 2020 | 08:25

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka vlerësuar se Albin Kurti dezertoi nga bisedimet me Serbinë dhe kjo, sipas saj, solli rrëzimin e tij. “Esenca e krejt kësaj që ndodhi ishte dezertimi i Albin Kurtit për të hyrë në bisedime për marrëveshje me Serbinë, e cila do të sillte njohje finale, ashtu siç ka premtuar ShBA-ja. Pra, kjo është epiqendra e problemit dhe veprimet e tjera janë vetëm arsye të tjera të Albin Kurtit, i cili donte të dezeronte, një dezertim që pasoi edhe me shkëputjen e marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur ajo për “Blic”.

“Të nxisësh një politikë të tillë antiamerikane, këtë nuk e ka bërë asnjë shqiptar”, ka thënë Tërmkolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete…