Nesër mbyllet për qarkullim një segment i rrugës Prishtinë-Gjilan

21 maj 2020 | 12:57

Nesër (e premte) prej orës 8:00 deri 13:00, përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve në rrugën nacionale Prishtinë-Gjilan, segmenti nga “Albi Mall” deri tek udhëkryqi për “Pallatin e Drejtësisë për shkak të punimeve.

Gjatë kësaj periudhe qarkullimi i automjeteve do të jetë i mundur nëpër rrugën e vjetër për Gjilan dhe anasjelltas.

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka kërkuar mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment rrugor

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Duke filluar nga 15 qershori, Britania do të fillojë rihapjen…