Mustafa shkon për t’i uruar ministrat e Qeverisë Hoti
03 qershor 2020
| 14:44
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka shkuar t’i takojë ministrat e Qeverisë Hoti, për siç ka thënë ai për t’i uruar në detyrën e re.
Mustafa para medieve ka thënë se është e natyrshme të takohet me ministrat e Qeverisë Hoti.
“Që t’i uroj. Është e natyrshme me u pa unë me ta, sot Kosova fillon me qeveri. Evituam problemin e Qeverisë në dorëheqje që kishin probleme me qëndrueshmëri”, ka thënë Mustafa.
Më tutje, Mustafa ka thënë se është i bindur se kjo qeveri do ta përfundojë mandatin.
“Jam shumë i bindur që do ta ketë qëndrueshmërinë deri në fund të mandatit”, është shprehur Mustafa.



