Vdes miliarderi i njohur amerikan

12 gusht 2020 | 15:42

Miliarderi amerikan, Sumner Redstone, ka vdekur në moshën 97-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Shari Redstone. “Babai im e jetoi një jetë të jashtëzakonshme që jo vetëm që e formësoi sektorin e zbavitjes siç e njohim sot, por krijoi një trashëgimi të mahnitshme familjare”, ka treguar ajo përmes një deklarate për medie.

Redstone ka qenë shef ekzekutiv i kompanive “Viacom Inc” dhe “CBS Corporation”, por hequr  dorë nga këto pozita në vitin 2016 për shkak të përkeqësimit të shëndetit fizik dhe mendor.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Marilyn Monroe do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë, që…