Tërmkolli befason me deklaratën pasi Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së

14 mars 2021 | 15:51

Melihate Tërmkolli ka folur për medie pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së.

“Unë e kam veç një deklaratë: Kur i pa shqiptarët se në çfarë mjerimi ishin (Gjergj Fishta) e tha një fjalë të cilën e kanë keqpërdorë. Ai e tha kështu: ‘le ta dijë bota mbarë, se prej sot s’jam shqiptar’. E në fakt ishte shqiptari më i madh”, ka thënë ajo.

Tërmkolli kishte paralajmëruar kandidaturën e saj për kryetare të LDK-së, por në fund nuk i hyri garës, duke akuzuar ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, se po dëshiron ta zgjedh një kryetar të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e re duhet ta ketë prioritet rikuperimin e pasojave…