Haradinaj përkujton 77-vjetorin e rënies së Ndue Përlleshit: Lavdi e përjetshme!

30 gusht 2026 | 20:20

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 77-vjetorin e rënies heroike të patriotit shqiptar Ndue Përlleshi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar Përlleshin si një nga luftëtarët më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, duke vlerësuar qëndresën dhe sakrificën e tij për çlirimin e trojeve shqiptare.

“Ndue Përlleshi ishte prej atyre burrave që nuk e pranuan kurrë nënshtrimin. Ai zgjodhi rrugën e vështirë të qëndresës, duke e vendosur fatin e atdheut mbi jetën e tij”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, shembulli i Ndue Përlleshit frymëzoi shumë patriotë shqiptarë, të cilët vazhduan rrugën e qëndresës dhe sakrificës për lirinë e trojeve shqiptare.

“Lavdi e përjetshme Ndue Përlleshit! Nderim për të gjithë ata që dhanë jetën për Shqipërinë dhe trojet shqiptare!”, ka përfunduar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare…