Donika Gërvalla kërkon bashkëpunim dhe punë ekipore në MPJD
23 mars 2021
| 17:45
Donika Gërvalla ka pranuar të martën detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, ajo ka kërkuar nga zyrtarët e ministrisë qasje bashkëpunimi dhe punë ekipore me qëllim të arritjes së suksesit të përbashkët. “Është nder i madh për mua të jem udhëheqëse e Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, prandaj do ta kisha lutur secilën dhe secilin nga ju, të trokitni pa hezitim në dyert e kabinetit tim, të ofroni eksperiencën dhe mbështetjen tuaj profesionale, në mënyrë që bashkë të mbrojmë sa më mirë interesat e shtetit tonë”, ka deklaruar Gërvalla.



