Utah Jazz lider në Perëndim, fitojnë edhe Clippers e Bukcs
Utah Jazz konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 120-95 ndaj Chicagos, ndeshje e dominuar nga miqtë. Mitchell realizoi 30 pikë, mbështetur edhe nga Gobert me 21 pikë e 10 rebound.
Pa probleme fiton edhe Milwaukee, që ndodhet mes ekipeve kryesuese në Lindje. Ekipi i Bucks mposhti 140-113 Indiana, takim ku nuk ndikoi aspak mungesa e Giannis Antetokounmpo te vendasit. Ai u zëvendësuar më së miri nga Holiday (28 pikë e 14 asistime) e Middleton (25 pikë). Fitore në sekondat e fundit korri Charlotte, që mundi 100-97 San Antonio (Hayward 27 pikë). Pas 8 fitoresh radhazi ndalet skuadra e Atlanta, që u mund 119-100 nga Clippers, një ndeshje me rivalitet. Leonard realizoi 25 pikë për kalifornianët, ndërkohë që 52 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Shpreson për një vend në play off ekipi i Memphis, që mundi 132-126 Boston (Morant 29 pikë).
Rezultatet
Cleveland – Sacramento 105-119
Minnesota – Oklahoma 103-112
San Antonio – Charlotte 97-100
Chicago – Utah Jazz 95-120
Houston – Toronto 117-99
Memphis – Boston 132-126
Milwaukee – Indiana 140-113
Clippers – Atlanta 119-110



