Llapi përforcohet me një brazilian
Finalisti i Kupës së Kosovës në futboll, Llapi ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me sulmuesin brazilian, Alef Firmino Dos Anjos.
Braziliani se fundmi ishte pjesë e NK Dubrava Zagreb, klub i cili bën gara në kategorinë e futbollit në Kroaci. 23-vjeçari, i cili luan si qendërsulmues, ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Llapin.
“Skuadra e Llapit ka arritur t’i siguroj shërbimet e sulmuesit të qendrës nga Sau Paulo i Brazilit, 23-vjeç, Alef Firmino Dos Anjos. Sulmuesi Alef Firmino Dos Anjos ishte bashkuar me skuadrën nga muaji prill i këtij viti dhe pas përformances së treguar ka bindur drejtuesit ta kenë pjesë të skuadrës për edicionin e ri garues”, thuhet tutje në njoftimin e skuadrës së Llapit.

“Ai së fundmi ishte pjesë e Ligës së Dytë të Kroacisë tek skuadra e NK Dubrava ZG, kurse performancat më të mira i kishte sa ishte pjesë e skuadrës, NK Nasice, ku për 26 ndeshje kishte arritur shifrën e 20 golave dhe 8 asistimeve gjatë edicionit 2019/20. Gjatë vitit 2020 ai ishte shpallur sulmuesi më i mirë në Zagreb gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës NK Nasice. Ky transferim u bë i mundur me ndërmjetësim të menaxherit Arbenit Sinani”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit llapjan.
/Epoka e re/



