Oficeri i FSK-së përfundon me sukses njërin prej kurseve më sfiduese në ushtrinë britanike

07 maj 2021 | 12:28

Oficeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Bajram Geci, ka përfunduar kursin e Betejës së Komandantëve të Togjeve të Britanisë së Madhe në shkollën prestigjioze të Luftës së Këmbësorisë.

Lajmin e ka bërë  me dije Ambasada e Britanisë  në Kosovë, e cila ka thënë se Geci ka kryer me sukses një nga kurset më sfiduese në ushtrinë britanike.

Kursi i Betejës së Komandantëve të Togut, përqendrohet në prodhimin e Komandantëve të Togës të aftë taktikisht, të cilët janë të fortë fizikisht dhe mendërisht. Ky kurs përfundon menjëherë pas komisionimit nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst (RMAS).

“Fundi i prillit shënoi një arritje tjetër të dukshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Togeri Bajram Geci përfundoi me sukses një nga kurset më sfiduese në ushtrinë britanike, kursin e Betejës së Komandantit të Togut. Ky kurs përqendrohet në prodhimin e komandantëve të rinj të këmbësorisë të aftë taktikisht, të cilët janë të fortë fizikisht dhe mendërisht. Ne i urojmë Lt. Gecit suksesin më të mirë dhe të madh në karrierën e tij të ardhshme”, ka njoftuar Ambasada e Britanisë nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Arben Dashevci Vrasjet kanë ndodhur gjithmonë, kanë filluar me…