Berisha uron Veselin: Nëse do t’i jepja emër ditëlindjes sate, do ta kishte luftë për liri, dinjitet dhe identitet kombëtar

31 maj 2021 | 22:17

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, ia ka uruar ditëlindjen kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veselit i cili aktualisht është në Hagë.

Berisha ka thënë se po të kishte emër ditëlindja e ndokujt atëherë ajo e Kadri Veselit do ta kishte emrin: Luftë për liri, dinjitet dhe identitet kombëtar.

Postimi i plotë i urimit të Hisen Berishës:

Nëse do i vëja emër ditëlindjes tënde, ai do të ishte Luftë për liri, dinjitet dhe identitet kombëtar.

Edhe sot pas 22 vitesh lirie, mbanë po këtë emër ditëlindja jote hero i luftës dhe i paqes.

Ne, disa kemi lindur të jemi misionarë. Çdo ditë e jetës sonë është mision në sherbim të Zotit, familjes, kombit e atdheut. Të tillë do mbetemi përher, sa të ketë armiq të lirisë!

Gëzuar ditëlindjen tënde të 54, vëlla i armes e bashkëluftetar i paqes! Edhe po kaq i festofsh në liri, bashkë me familjen tënde dhe popullin që të nderon!

GËZUAR!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka përfituar sasinë e radhës të vaksinave Pfizer, që…