Vdes në QKUK pesëvjeçarja nga Kaçaniku, pak ditë pasi u godit me veturë

29 qershor 2021 | 11:10

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar ka ndërruar jetë në QKUK, pesëvjeçarja e cila ishte aksidentuar ditë më parë në fshatin Stagovë të Kaçananikut nga një zyrtar policor.

“Me datën 14:06.2021 rreth orës 20:07 në fshatin Stagovë të Kaçanikut, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përfshirë një automjet civil i udhëtarëve, i drejtuar nga L.D (M/K/SH) 51 vjeçar dhe një këmbësor, S.M (F/K/SH) 5-vjeçare. Drejtuesi i automjetit është zyrtar policor, në momentin e aksidentit, ai ishte jashtë detyre”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në njoftim theksohet se deri te aksidenti i komunikacionit, dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Golf me targa vendore, po qarkullonte nga drejtimi i lagjes “Dashi’’ në drejtim të magjistrales, në rrugën “Ekrem Gudaqi” të fshatit Stagovë, ndërsa këmbësorja, ishte duke lëvizur prej anës së djathtë për të kaluar në anën e majtë të kësaj rruge, ku në atë moment, me pjesën e përparme, goditet nga automjeti Golf, ku i shkakton lëndime të rënda trupore.

“Drejtuesi i automjetit, këmbësoren e lënduar e dërgon në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Kaçanikut. Pasi merr ndihmën e parë mjekësore aty, e njëjta dërgohet për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. Sot, me datën 29.06.2021, në ora 05:37, jemi njoftuar nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës, se këmbësorja S,M e cila ishte duke u trajtuar në repartin intensiv, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore në këtë aksident, e njëjta ka ndërruar jetë . Në ditën e aksidentit, menjëherë është njoftuar Inspektorati i Policisë së Kosovës, i cili ka rekomanduar për suspendim e përkohshëm të policit të involvuar në këtë aksident, ndërkaq me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i njëjti ishte ndaluar në mbajtje për 48 orë, për të kaluar në procedurë të rregullt pastaj”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sot, me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti është në procedurë të mëtejme hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka mirëpritur lajmin…