172 raste aktive me Covid në Kosovë

03 korrik 2021 | 08:17

Në Kosovë të premten janë shënuar edhe dy të vdekur nga Covid-19.

Viktimat janë nga komunat: Lipjan dhe Gjakovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se janë regjistruar edhe 17 raste të reja me Covid, bazuar në 1.241 mostra të testuara.

Sipas njoftimit, nga Covid-19, janë shëruar edhe 8 pacientë ndërsa raste aktive janë 172.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,785 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,260 kanë vdekur, ndërsa 105,353 janë shëruar.

Deri të premten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, janë dhënë 196.829 doza të vaksinës, ndërsa 47.141 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër Covid-19.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konventa e dhjetë e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen…