Pjaniqi refuzon ofertën e Genoas

23 dhjetor 2021 | 19:58

Miralem Pjaniq nuk u la kohë as të ëndërronin tifozët e Genovas.

Menjëherë pas thashethemeve për interesimin e Griffinit për ish-mesfushorin e Juventusit, menjëherë nga Turqia ka ardhur përgënjeshtrimi i të interesuarit.

“Te Beshiktashi jam mirë dhe i lumtur”, ka thënë për medie të Stambollit.

“Unë kam luajtur pak deri tani sepse kam qenë i lënduar për një kohë të gjatë, por tani jam kthyer dhe kam ndërmend të qëndroj këtu deri në fund të sezonit”, ka përfunduar mesfushori boshnjaku.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka numëruar faktorët e krizës…