Di Maria do të largohet nga PSG-ja

14 mars 2022 | 11:35

Argjentinasi Angel Di Maria do të largohet nga Paris Saint Germain. Situata e Di Marias në Francë vazhdon të përflitet. Këtë herë sipas ‘Sport’, anësori tashmë ka marrë vendimin të largohet nga Parisi.

Arsyeja pse “El Fideo” ka vendosur të largohet është mungesa e minutave edhe përkundër formës së mirë që po kalon.

Ai pritet të largohet si një lojtar i lirë gjatë verës, pasi në qershor i skadon kontrata. Pas shtatë sezoneve te parisienët po i vjen fundi kohës së tij në Francë.

Di Maria ka disa oferta, por ai mund të largohet drejt ndonjë ekipi nga Argjentina.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas ndarjes nga Kanye West, Kim Kardashian ka hedhur hapin…