Duele vendimtare për t’i ikur barazhit në Superligë

06 maj 2022 | 16:31

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe në fundjavë me xhiron e 34-t. Tashmë vëmendja kryesore është te lufta për mbijetesë dhe te skuadrat që do t’i ikin barazhit. Ballkani është shpallur kampion, ndërsa Feronikeli dhe Ulpiana zyrtarisht kanë rënë nga elita e futbollit e Kosovës.

Prishtina, Dukagjini, Malisheva dhe Drenica po luftojnë për t’i ikur vendit të tetë – vendi që dërgon në barazh. E gjithë vëmendja do të jetë në Malishevë, aty ku do të takohen Malisheva e Drenica. Humbësi i kësaj ndeshjeje pothuaj sigurt do të luajë në barazh.

Gjithsesi, interesant do të jetë edhe në Gjilan, ku Drita është nikoqire e Dukagjinit. Për Dritën tashmë gjithçka është e vendosur, ndërsa nëse Dukagjini merr pikë, atëherë sigurt edhe edicionin e ardhshëm do të luajë në elitë. Prishtina duket se ka punë pak më të lehtë pasi ndeshet me Ulpianën në Lipjan dhe aty po pret ta sigurojë mbijetesën.

SUPERLIGA – Java 34

Të dielën takohen:
15:00 Llapi – Gjilani
15:00 Drita – Dukagjini
15:00 Ulpiana – Prishtina
15:00 Malisheva – Drenica
15:00 Feronikeli – Ballkani

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë caktuar datat dhe stadiumet në të cilat do të…