Përkujtohen heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj
Me rastin e shënimit të 23-vjetorit të rënies së heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci dhe ish-komandantin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, bashku me shoqata të dala nga lufta, bashkëpunëtorë komunalë, familjarë të heronjve e shumë qytetarë, kanë bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë.
Fillimisht, homazhet dhe vendosja e buqetave me lule janë bërë në sheshin “Fehmi Lladrovci”, pranë shtatores së heroit Rasim Kiçina.
Kryetari Lladrovci, duke përkujtuar dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, ka thënë se luftëtarët e tillë ishin infuzion për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nëpërmjet së cilës ka rezultuar çlirimi dhe pavarësimi i atdheut tonë.
“Lavdi e përjetshme për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!”, ka thënë Lladrovci.









