Çifti nën gërmadha, video nga tërmeti në Turqi
06 shkurt 2023
| 08:22
Pas tërmetit shkatërrues që preku 10 qytete në Kahramanmaraş, po tentohet të arrihet deri te qytetarët që ndodhen nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Në një video që është postuar nga mediet turke, shihen familjarët që janë bllokuar nën një ndërtesë të shkatërruar në Diyarbakır Bağlar.
Ata kontaktuan me njerëzit që erdhën ndihmë menjëherë pas fatkeqësisë për t’i shpëtuar.



